Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në Korroticë të Drenasit

Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në Korroticë të Drenasit

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka deklaruar se personat e aksidentuar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më rastin edhe duke u marrë njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 16:00,  në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com