Gjashtë rusë dhe pesë serbë arrestohen afër Podujevës

Gjashtë rusë dhe pesë serbë arrestohen afër Podujevës

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona – gjashtë shtetas të Rusisë dhe pesë shtetas të Serbisë në fshatin Metergof të Podujevës, pasi dyshohen se hynë ilegalisht në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se këta 11 persona kishin hyrë në Kosovë me dy vetura, të cilat ishin të regjistruara në Serbi. Policia ka thënë se ka pasur informacione paraprake për ardhjen e gjashtë rusëve dhe pesë serbëve.

“Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof  të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe rus”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Kufitare ka deklaruar se ka ndërmarr masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin  e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë.”

“Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror, thuhet në njoftim.

Personat e ndaluar janë:

Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore. /Insajderi.com