Gjashtë të lënduar në aksidentin në Arllat të Drenasit

Gjashtë të lënduar në aksidentin në Arllat të Drenasit

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit të trafikut që ndodhi sot në Arllat të Drenasit ku mbeti i vdekur një person, njofton Insajderi.

Të dhënat e reja lidhur me të lënduarit, për Gazetën Online Insajderi i ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor”. /Insajderi.com