
Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mesditën e së shtunës në fshatin Leshan të Pejës.
Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar togeri i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:00 kemi marrë informacion për një aksident në Leshan, në rrugën Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Të lënduar kanë mbetur gjashtë persona, njëri nga ta ka lëndime më të rënda. Të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Pejës”, tha Gashi./Insajderi.com