Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Milloshevë

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Milloshevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen “Prishtinë-Mitrovicë”, në fshatin Milloshevë, njfton Insajderi

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti e ka konfirmaur lajmin për Gazetën Online Insajderi duke thënë se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

“Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë (fshati Milloshevë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit rrugor, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Me rastin është duke u marr njësia e policore e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./Insajderi.com