Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Nga informatat fillestare, një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë persona kan kërkuar tretman mjeksëor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti. /Insajderi.com