Gjashtë të vdekur dhe 159 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë të vdekur dhe 159 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë të vdekur dhe 159 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Siç bëjnë të ditur institucionet shëndetësore të këtij vendi, me rastet e reja të regjistruara sot, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në këtë vend ka arritur në 13 mijë e 458.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 563.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 75 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 10 mijë e 52, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është dy mijë e 843.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer një mijë e 733 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 136.051 teste për COVID-19. /Insajderi.com