
Gjashtë persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore 183 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet e reja vijnë nga gjithsej një mijë e 466 testime të kryera.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shëruar 1731 pacientë.
Rastet aktive në këtë vend janë afro 10 mijë. /Insajderi.com