
Gjashtë pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 309 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, nga gjithsej një mijë e 417 mostra të testuara.
“Numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes”.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com
601 TË SHËRUAR DHE 309 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, January 7, 2021