Gjashtë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, në njoftimin e të cilëve tutje thuhet se edhe 392 raste kanë rezultuar pozitive gjatë kësaj periudhe kohore, nga gjithsej një mijë e 618 mostra të marra për testim.
Numri total i rasteve pozitive është 58 mijë e 88 raste nga 219 mijë e 760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 456 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 679.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 142 raste, Podujevë 34 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Ferizaj 26 raste, Gjilan 19 raste, Gjakovë 15 raste, Lipjan 15 raste, Vushtrri 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 7 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Kllokot, Pejë dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com