![Gjashtë të vdekur dhe 574 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/07/shqiperi-730x440.png)
Gjashtë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë testuar dy mijë e 683 mostra, prej të cilave 574 kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, njofton Insajderi.
Ndërsa, numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 578.
Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë konfirmuar 57 mijë e 146 raste pozitive të infektionit, prej tyre 32 mijë e 700 janë shëruar, ndërkohë një mijë e 170 kanë vdekur. Raste aktive janë edhe 23 mijë e 276./Insajderi.com