Gjashtë të vdekur e 134 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë të vdekur e 134 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkaq janë shënuar 134 raste të reja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë kësaj periudhe janë kryer dy mijë e 517 testime, ndërkohë që 465 janë të shëruar.

Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët tre pacientë janë të intubuar./Insajderi.com