Gjashtë pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke" />

Gjashtë të vdekur nga coronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjashtë të vdekur nga coronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjashtë pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke çuar në 130 numrin e viktimave nga Covid-19.

Siç u njoftua sot nga krerët e institucioneve shëndetësore, që të gjitha këto viktima kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Insajderi.com.

Ndërkohë që listës së të infektuarve iu janë shtuar edhe 145 raste të reja pozitive me këtë virus, ku totali ka prekur shifrën pesë mijë e 617.

Mirëpo, ndryshe nga numri i të infektuarve së fundmi, ai i të shëruarve ka arritur të jetë më i lartë, me gjithsej 171 persona të kuruar nga Coronavirusi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh. /Insajderi.com/