Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri brenda 24 orëve dhe 136 raste të reja

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri brenda 24 orëve dhe 136 raste të reja

Gjashtë të prekur me COVID-19 kanë vdekur në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar 136 raste të reja, njofton Insajderi.

Deri tash në Shqipëri janë 6411 raste pozitive me Coronavirus, me 199 viktima.

Ndërsa nga numri total i rasteve pozitive janë 2870 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com