Gjashtë të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Gjashtë të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Kaliforni, duke përfshirë një gjyshe dhe dy mbesat e saj, pasi zjarri ka kapluar vendin.

Mijëra zjarrfikës po luftojnë kundër flakës si dhe 17 helikopterë po derdhin ujë si përpjekje për të larguar zjarret. Ata janë duke punuar pa ndalur për t’i parandaluar dëmet e mëtejshme, njofton Klan Kosova.

Shefi i divizionit të zjarrfikësve, Chris Anthony, sipas Euronews, deklaroi se skuadrat po bëjnë çmos për të trajtuar zjarret.

Ai ka shtuar se vështirësitë që hasin zjarrfikësit janë të pashembullta, një përzierje e ”temperaturave tepër të nxehta, terrenit të pjerrët dhe erës së fortë”.