Gjashtë të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjashtë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 19 raste të reja të infektimit, përcjell Insajderi.

Numri i viktimave ka shkuar në pesë mijë e 435, ndërsa numri i infektimeve në 155 mijë e 364.

Instituti i Shëndetit Publik në Shkup të enjten regjistroi 26 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 148 mijë e 872.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë Veriore është një mijë e 57./Insajderi.com