Gjashtë të vdekur si pasojë e COVID-19

Gjashtë të vdekur si pasojë e COVID-19

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se numri i infeksioneve brenda ditës është 320, ndërsa i të shëruarve 269.

Rastet aktive deri më 20 janar janë 5.324, shumica të vetizoluar nëpër shtëpi.

Numri i Përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 56.732, ndërsa i të shëruarve 49.982.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Vushtrri 21 raste, Prizren 19 raste, Lipjan 17 raste, Podujevë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Gjakovë 13 raste, Gjilan 11 raste, Malishevë 11 raste, Pejë 11 raste, Shtime 10 raste, Ferizaj 9 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Drenas 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Junik 2 raste, Viti 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Mamushë. /Insajderi.com