Gjashtë viktima dhe 386 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Gjashtë viktima dhe 386 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Gjashtë persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu kanë bërë të ditur institucionet shëndetësore të këtij vendi, ku tutje u njoftua se edhe 386 raste të reja pozitive me këtë virus kanë rezultuar në këtë periudhë kohore.

Me rritjen e numrit të rasteve të reja, është rritur edhe shifra e rasteve aktive, që ka shkuar në dy mijë e 267 aktualisht.

Instituti për Shëndet Publik i Maqedonisë Veriore, ka regjistruar 154 pacientë të shëruar në po të njëjtën ditë. /Insajderi.com