Gjatë muajit dhjetor mund të lëvizni falas në trafikun urban, njofton Insajderi.
Këtë e ka kumtuar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
“Prej dhjetorit fillon të rritet ndotja e cila i ka disa shkaqe. Çdo vit e potencojmë se për njërën pjesë nuk mund të bëjmë asgjë e ajo është pozita gjeografike si dhe aspektet klimatike të Prishtinës. Por janë dy arsye të tjera të cilat lirojnë më shumë grimca e që pastaj për shkak të klimes mbesin më afër tokës”, ka shkruar Ahmeti ndërsa ka përmendur shkaqet e vendimit.
“Prandaj, kemi vendosur që muajin dhjetor i gjithë Transporti Publik në Prishtinë të jetë falas. Kjo do të na kushtojë një pjesë të buxhetit por mendojmë se ja vlen. Një anë e mirë e Covidit janë maskat që do të na mbrojnë edhe më shumë nga maskat. Ndërsa apeli kryesor është i mos përdorimit të panevojshëm të veturave”, ka vazhduar kryetari Prishtinës. /Insajderi.com