Demokracia në Veprim, ka vlerësuar se fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë e qetë, por u shkelën masat anti-COVID.
Në konferencën për medie të mbajtur të shtunën, Vetom Mula nga DnV-ja ka përmendur mos respektimin e masave anti-Covid nga subjektet politike.
Madje, thuhet se jo të gjitha aktivitetet kanë qenë të lajmëruara në institucione.
“Ne kemi përcjellë pjesën kryesore të fushatës dhe mendojmë që ka qenë atmosferë e qetë me një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve dhe jo të gjitha kanë qenë të lajmëruara në institucione”. /Insajderi.com