Gjate këtyre pesë muajve të pandemisë , mbi 11 mijë kosovarë të infektuar

Gjate këtyre pesë muajve të pandemisë , mbi 11 mijë kosovarë të infektuar

Më 13 mars të vitit 2020 u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19 në vend. Tash kur kanë kaluar mbi pesë muaj nga ajo ditë, numri i rasteve të konfirmuara me këtë sëmmundje ka arritur në mbi 11 mijë, njofton Insajderi.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë regjistruar 390 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga kjo shifër, betejën më këtë sëmundje e kanë fituar rreth 7.000 pacientë, derisa janë regjistruar

Aktualisht në gjithë vendin janë 3924 raste aktive me COVID-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHP’së.