“Gjatë Qeverisë Kurti do të jemi rast studimor për Zhizhekun dhe bashkëmendimtarët e tij”

“Gjatë Qeverisë Kurti do të jemi rast studimor për Zhizhekun dhe bashkëmendimtarët e tij”

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se nëse Albin Kurti zgjedhjet kryeministër, populli i Kosovës do të jetë rast studimor për filozofin slloven Sllavoj Zhizhek dhe bashkëmendimtarët e tij, njofton Insajderi.

Kjo pasi që, sipas Pallaskës, Zhizhek kishte përkrahur ish-presidentin amerikan, Donald Trump, mbështetje kjo përmes së cilës ai synonte kaos shoqëror, nën kauzën e zgjimit të shoqërisë amerikane.

Ndaj, sipas avokatit, nuk mund të përjashtohet nxitja e qeverisë së ardhshme për konfrontim me SHBA-në, përkatësisht me idetë liberale të ekonomisë së tregut dhe demokracisë që përfaqësohen nga SHBA-ja.

“Zhizhek deklarohet si MARKSIST hegelian. Interesimi i tij dhe i bashkëmendimtarëve të tij për qeverisjen në Kosovë sugjeron se politikat dhe idetë e tij marksiste do të gjejnë zbatim nën qeverisjen e Zt. Kurti.

Zhizhek ka mbështetur edhe Presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2016. Këtë – siç e ka pranuar edhe ai vetë më vonë – nuk e bëri sepse kishte përafërim ideologjik me Presidentin Trump por sepse e dëshironte një eksperiment politik dhe kulturor në SHBA – dhe kaosin shoqërues – pasi që kjo do të shkaktonte një “zgjim të madh” në shoqërinë amerikane”, ka shkruar ndër të tjera Pallaska në Facebook./Insajderi.com

Sot lideri i Lëvizjes Vetëvendosje na tregoi që 77 “akademikë ndërkombëtarë,” në krye me filozofin slloven Slavoj…

Posted by Dastid Pallaska on Monday, February 8, 2021