Gjatë rrugës për tu pajtuar me VV-në, nënkryetarët e LDK-së nisin beteje kundër njëri-tjetrit

Gjatë rrugës për tu pajtuar me VV-në, nënkryetarët e LDK-së nisin beteje kundër njëri-tjetrit

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë nisur sot një rrugë ku pritet të diskutohet për marrëdhëniet me Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur një marrëveshje për koalicion.

Mirëpo dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu, kanë nisur një betejë kundër njëri – tjetrit, shkruan Gazeta Insajderi.

Osmani dhe Veliu së fundi kanë shpërthyer në ofendime pas një takimi që ka pasur Osmani gjatë kohës sa ishte duke u regjistruar si deputete në Kuvendin e Kosovës, me Liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Veliut si duket i ka penguar ky takim i Osmani me Kurtin, duke thënë për bashkëpartiaken e tij se ajo duhet të jap llogari për këto takime të rastësishme.

“Ajo duhet t’u japë sqarim votuesve të LDK-së se çka po do të japë mesazh me këto rastësi. Sipas gjykimit tim, nëse dikush merr obligime që nuk i takojnë, aty komplikohet situata”, ka thënë Veliu.

E kësaj deklarate të Veliut i është përgjigjur Osmani, duke thënë se nuk i jep llogari atij për takimet e saj.

“…për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, ka thënë Osmani.

Momentalisht LDK-ja është në mbledhje të kryesisë, ku janë duke marr pjesë, kryetari Isa Mustafa, Vjosa Osmani, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Anton Quni, Ismet Beqiri. /Insajderi.com