Gjatë vitit 2016 janë kryer mbi 23 mijë lindje në spitalet publike

Gjatë vitit 2016 janë kryer mbi 23 mijë lindje në spitalet publike

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitalet tjera të përgjithshme publike janë kryer 23 mijë e 261 lindje gjatë vitit 2016.

“Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në 7 spitalet e përgjithshme të Kosovës, nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKU) gjatë vitit 2016, janë kryer 23 261 lindje”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, janë kryer 10047 lindje, që është në rritje për 406 lindje më shumë, krahasuar me vitin 2015. Nga numri total i lindjeve në QKUK, 3381 kanë qenë me operacion.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë kryer 2171, në Spitalin e Prizrenit 3619 lindje, në atë të Gjilanit 1852 lindje, në Spitalin e Ferizajt 1644 lindje, në Spitalin e Mitrovicës 1607 lindje, në Spitalin e Gjakovës 2116 lindje, kurse në Spitalin e Vushtrrisë 205 lindje (numër i kufizuar meqë Spitali gjatë vitit 2016, ishte në renovim dhe shërbimet ofroheshin tek Spitali i Mitrovicës)”, thuhet në njoftimin e QKUK-së./Insajderi.com