Sot duke filluar nga ora 10:00 pritet të mbahet aktgjykimi për Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Shqip.com ka kontaktuar Gje" />

Gjejlone Haradinaj: Befasohem nëse sot Haradinaj lirohet nga paraburgimi

Gjejlone Haradinaj: Befasohem nëse sot Haradinaj lirohet nga paraburgimi

Sot duke filluar nga ora 10:00 pritet të mbahet aktgjykimi për Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Shqip.com ka kontaktuar Gjejlane Haradinaj, bashkëshorten e Nasim Haradianaj për të marrë një prononcim lidhur me këtë aktgjykim.

Gjejlane Haradinaj është shprehur se qysh nga dita e parë aty nuk ka pasur drejtësi.

“Nuk pres drejtësi, qysh prej ditës së parë nuk ka pasur drejtësi, bashkëshorti im është i pafajshëm” ka thënë fillimisht Haradinaj.

Ajo është shprehur se do të ndihej e befasuar nëse bashkëshorti i saj shpallet i pafajshëm.

“Unë befasona nëse lirohet sot Nasimi” ka thënë Gjejlane Haradinaj.

Ajo po ashtu ka shtuar se ka pasur një bisedë me Nasim Haradinaj, ku ai është shprehur se është i qetë dhe ai i beson vetëm atdheut të tij, Kosovës.

“Ai e din që 20 muj që po qëndron aty është i pafajshëm, edhe ata nuk mund të ia kthejnë kohën e humbur Nasimit, ata ja kanë marrë lirinë” ka thënë Haradinaj.

Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinajt si i dyshuar u mbajt më 29 shtator 2020 dhe paraqitja e parë e Gucatit si i dyshuar u mbajt më 1 tetor 2020./Insajderi.com