Gjeli gjigant në Kosovë dhe sfida botërore për demin më të madh  

Gjeli gjigant në Kosovë dhe sfida botërore për demin më të madh  

Demi australian që pushtoi lajmet para pak ditësh dhe u kurorëzua si më gjiganti, tani ka një konkurrent që kërkon ta rrëzojë nga froni.

Demi i quajtur Nikers, në Australi, binte në sy mbi kopenë pasi ishte gati 194 centimetra i gjatë. I zoti australian thoshte që as thertoret nuk ia merrnin, pasi nuk e përpunonin dot në makineri për shkak të përmasave.

Por një çift fermerësh nga Manitoba, Kanada, thonë që Nikersi nuk është aq i gjatë sa Dozeri, demi i tyre që duket se është plot 198 centimetra.

Vazhda e të mahniturit me kafshët gjigante ka përfshirë në lajmet botërore dhe një fermer nga Kosova, i cili krenohet me Merakliun, gjelin e tij që është aq i madh sa kur e vizitojnë në shtëpi miqtë nuk e besojnë, thonë: “Është ndonjë fëmijë i maskuar si gjel”