Gjenden 22 emigrantë në hekurudhën Gjevgjeli-Shkup

Gjenden 22 emigrantë në hekurudhën Gjevgjeli-Shkup

Në qytetin e Velesit së Maqedonisë së Veriut mbrëmë në orën 20:40 pranë hekurudhës Gjevgjeli-Shkup, nëpunësit policor kanë gjetur 22 persona emigrantë.

Midis të cilëve janë parë edhe dy adoleshentë, njofton Insajderi.

Sipas informatave të SPB-së, prej emigrantëve 10 janë nga Bangladeshi, shtatë nga Pakistani dhe pesë persona nga Afganistani.

Ata u janë dorëzuar nëpunësve policor nga Qendra rajonale për punë kufitare Jug dhe do të dërgohen në Qendrën tranzituese Vinojug-Gjevgjeli. /Insajderi.com. /Insajderi.com