Të hënën janë gjetur dy vajzat e mitura të cilat ishin raportuar të zhdukura nga nëna e tyre, njofton Insajderi.
Sipas policisë, ato janë gjetur shëndosh e mirë.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Mramor, Prishtinë, 04.04.2021-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur.
Raport Shtesë: Sot me datë 05.04.2021 viktimat e raportuara si persona të zhdukur janë gjetur shëndosh dhe mirë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com