Gjenden eshtrat e Remzi Kurteshit që ishte rrëmbyer nga forcat serbe në luftë

Gjenden eshtrat e Remzi Kurteshit që ishte rrëmbyer nga forcat serbe në luftë

Janë gjetur eshtrat e Remzi Kurteshit nga Mitrovica, i cili ishte rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se rivarrimi do të bëhet të premten e 25 qershorit, në varret e martirëve në fshatin Shipol.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët miqtë dashamirët dhe mbarë farefisin tonë se i joni dhe i paharruari daja jem, Remzi Kurteshi, i lindur më 21.08.1971 në Mitrovicë është rrëmbyer nga forcat serbe më 15.04.1999 në pjesën veriore të Mitrovicës, sot u gjet kofoma e tij, i vdekur.

Rivarrimi i të ndjerit bëhet me datën 25.06.2021 Në varrezat e martirëve në Shipol të Mitrovicës. Pamja mbahet në Bajr të shkolla fillore ‘Ismajl Qemajli’ në Mitrovicë “, thuhet në njoftimin e nipit të tij./Insajderi.com