Disa mbetje mortore janë gjetur sot, e hënë, në fshatin Pogragjë të Klinës.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Njësiti për të Zhdukur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Insajderi-n se nuk dihet për çfarë mbetje mortore bëhet fjalë.
“Rreth orës 13:00, Policia e Kosovës në rajonin e Klinës është njoftuar se në një fshat saktësisht në Pogragjë të Klinës gjatë punimeve në kanalin e ujësjellësit është hasur në mbetje mortore. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje ndërsa është njoftuar Njësiti për të Zhdukur. Nuk dihet ende se saktësisht për çfarë mbetje mortore bëhet fjalë, por njësiti në fjalë do të njoftojë pastaj nëse janë nga lufta e fundit apo diçka e ngjashme. Mbetet të konstatohet nga ata”, deklaroi Gashi./Insajderi.com