
Disa mbetje mortore (eshtra të njerëzve) janë gjetur në fshatin Lladroc të Malishevës.
Ato janë gjetur nga një person derisa ishte duke punuar me ekskavator.
Ngjarja ka ndodhur të hënën e 21 shkurtit, rreth orës 09:00.
“Fsh. Lladroc, Malishevë 21.02.2022-09:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar me ekskavator, ka hasur në disa mbetje mortore (eshtra të njerëzve )”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë tërheqjen e mbetjeve (eshtrave).
Të njëjtat, me vendim të prokurorit dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Insajderi.com