Gjenden mbetje mortore në Malishevë

Gjenden mbetje mortore në Malishevë

Disa mbetje mortore (eshtra të njerëzve) janë gjetur në fshatin Lladroc të Malishevës.

Ato janë gjetur nga një person derisa ishte duke punuar me ekskavator.

Ngjarja ka ndodhur të hënën e 21 shkurtit, rreth orës 09:00.

“Fsh. Lladroc, Malishevë 21.02.2022-09:00. Një mashkull  kosovar  ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar me ekskavator, ka hasur në disa mbetje mortore (eshtra të njerëzve )”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë tërheqjen e mbetjeve (eshtrave).

Të njëjtat, me vendim të prokurorit dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Insajderi.com