Një qese plasmasi me substancë të dyshuar narkotike është gjetur në Burgun e Dubravës.
Policia njofton se gjatë kontrollit të oficerëve të burgut në zonën e agrikulturës në sera kanë gjetur një sasi të substancës që dyshohet të jetë marihuanë.
Pesha e kësaj substance u mat 528.6 gramë dhe më pas u konfiskua.