Gjenden rroba dhe eshtra në oborrin e një shtëpie në Reçak

Gjenden rroba dhe eshtra në oborrin e një shtëpie në Reçak

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Reçak është raportuar se janë gjetur disa rroba dhe eshtra në një gropë

Rastin në polici e ka lajmëruar një person i cili ishte duke gërmuar në oborrin e shtëpisë së tij dhe i njëjti ka hasur në disa rroba dhe eshtra.

Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.