Gjendet ariu që po ‘shëtitej’ rrugëve të Prizrenit

Gjendet ariu që po ‘shëtitej’ rrugëve të Prizrenit

Ariu i murrmë i vogël është kthyer në Parkun e Arinjve-Prishtina. Këtë e ka bërë të ditur Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit, ku kanë njoftuar se ariu i murrmë i është kthyer territorit të parkut aty ku edhe përket.

“Sharri i vogël”, i kthehet habitatit të tij natyror! Këlyshi i vogël i llojit të ariut të murrmë i pagëzuar “Sharri”, i cili me datën 28.02.2019 ishte pranuar nga stafi i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” nga një banor i Komunës së Prizrenit, i është kthyer habitatit të tij natyrorë në territorin e Parkut aty ku edhe përket”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në videon e publikuar nga AMMK shihet se ariu gëzon shëndet të mirë dhe është nën mbikëqyrje të personave kompetent.

“Sikurse shihet edhe nga videoja ariu gëzon shëndet të mire dhe është i lirë. Ai ishte marrë në mbikëqyrje të personave kompetent nga DAPK “Sharri”, pasi që në momentin e pranimit nuk ishte i gatshëm të kthehej në natyre”, thuhet mes të tjerash në shkrimin e Agjencisë.