Gjendet e gjallë gruaja që u raportua e zhdukur dje në Graqanicë

Gjendet e gjallë gruaja që u raportua e zhdukur dje në Graqanicë

Policia e Kosovës sot (e martë) ka arritur ta gjejë të gjallë gruan nga Graçanica, e cila u raportua e zhdukur një ditë më parë.

Ajo është gjetur rreth orës 11:00 në fshatin Koznicë të Lipjanit.

E njëjta ishte strehuar nga një familje në fshatin e lartëpërmendur.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas një pune intezive hetimore dhe kërkimore, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Graqanicës, sot rreth orës 11:00, në fshatin Koznicë të Lipjanit, është gjetur gjallë personi i zhdukur, që është raportuar dje në Graqanicë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se konform procedurave ligjore po kryhen procedurat e nevojshme policore përfshirë dhe kontrollet e duhura mjekësore./Insajderi.com