Gjendet e mitura e zhdukur prej 6 muajsh në Gjakovë

Gjendet e mitura e zhdukur prej 6 muajsh në Gjakovë

Policia rajonale e Gjakovës ka gjetur vajzën e mitur të zhdukur gjashtë muaj më parë, po ashtu ka arrestuar edhe personin e dyshuar për veprën penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”, ndaj të cilit ishte lëshuar kërkesë për gjetjen e tij.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Sektori Rajonal për Hetime me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë sot me datë 18.12.2019 në ora 06:30 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e personit të dyshuar Besart (Blerim) Radosta, i dyshuar për vepër penale ,, bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’.

Gjatë operacionit policor është arrestuar personi i dyshuar e po ashtu është gjetur edhe personi i mitur Yllka (Naim) Derri e cila ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj që nga data 15.06.2019.

Me datë 16.12.2019, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetar përmes Mediave për gjetjen e personit viktimë dhe personit të dyshuar për çka Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim.

Me këtë rast Sektori Rajonal për Hetime po bashkërendon veprimet në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Qendrën për Punë Sociale, Mbrojtësin e viktimave me qellim të zbardhjes së rastit dhe marrjes se masave tjera te nevojshme ligjore./Insajderi.com