
Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë vajzën e mitur nga Prizreni e cila ishte raportuar e zhdukur dy ditë më parë nga prindi i saj, përcjell Insajderi.
Policia bën të ditur se ajo është gjetur të shtunën dhe tashmë është kthyer në shtëpinë e saj.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve përmes rrugëve operative, policia sot ka pranuar informacion për vendndodhjen e vajzës së mitur dhe me këtë rast i ka informuar prindërit e vajzës së zhdukur.
Pas kësaj policia së bashku me prindërit e kanë kthyer vajzën e zhdukur në shtëpi. E njëjta raportohet të jetë larguar edhe më herët nga shtëpia e prindërve”, thuhet në njoftimin për media.
Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar. Njësiti i hetimeve rajonale në Prizren është duke e trajtuar këtë rast./Insajderi.com
Policia në Prizren zbulon vendndodhjen e personit të zhdukur
Prizren, 13 mars 2021
Me datën 11 mars 2021, prindi i…
Posted by Kosovo Police on Saturday, March 13, 2021