Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Rahovec, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:50, në rrugën “Sheh Ilmi Maliqi”.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se në shtëpinë e saj në rrethana të panjohura ka vdekur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com