Gjendet e vdekur një 37-vjeçare nga Sllovia e Lipjanit

Gjendet e vdekur një 37-vjeçare nga Sllovia e Lipjanit

Një 37-vjeçare nga fshati Sllovi e Komunës së Lipjanit është gjetur e pajetë të hënën rreth orës 18:30.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Rastin për Insajderi-n ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ai./Insajderi.com