Gjendet e vdekur një femër që ishte zhdukur në Prizren

Raportohet se në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren është sjellë trupi i pajetë i viktimës femër.

Policia njofton se viktima sot ishte raportuar si e zhdukur  dhe më vonë është gjetur nga fqinji në afërsi të shtëpisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Rasti ka ndodhur në fshatin Mazrek të Prizrenit.