Një grua raportohet të ketë vdekur në rrethana të dyshimta të premten në Prishtinë, përcjell Insajderi.
Policia bën të ditur se një grua tjetër e kishte gjetur viktimën në banesë të shtrirë në tokë pa vetëdije.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jakov Xoxa”, rreth orës 13:31.
Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”.
“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se, në banesë e kishte gjetur viktimën të shtrirë në tokë pa vetëdije. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com