Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Mëngjesin e së martës, policia e Kosovës në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka gjetur një grua pa shenja jete.

Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor që kanë dalë në vendngjarje, kanë konstatuar vdekjen e saj, dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes ndërkohë që njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /Insajderi.com