Është gjetur pa shenja jete Gasper Preqi nga fshati Doblibare, Komuna e Gjakovës, i cili ishte raportuar si i zhdukur rreth një javë më parë, njofton Insajderi.
I ndjeri ishte 68-vjeçar, ndërsa për gjetjen e tij ishte angazhuar policia dhe personat e vullnetit të mirë.
Lajmin se trupi i tij është gjetur i vdekur ka bërë të ditur Ridvan Tahiri nga grupi i vullnetarëve.
“Po sa mora lajmin për gjetjen e trupit të pa jetë tashmë të ndjerit, Gasper Preqi, i cili ishte i zhdukur qe 1 javë. Në emër timin, në emër të gjithë grupit të vullnetarëve, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë miqve”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com