Gjendet i vdekur në breg të detit një person në Durrës

Gjendet i vdekur në breg të detit një person në Durrës

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në qytetin e Durrësit, transmeton Insajderi.

Viktima është 50 vjeçar, ndërsa policia njofton se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

“Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune”, njofton Policia e Shqipërisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Insajderi.com