Gjendet i vdekur në kanal biznesmeni shqiptar

Është gjendur pa jetë në orët e mbrëmjes biznesmeni shqiptar Murat Duriqi.

Duriçi, biznesmen që merret me nxjerrjen e kromit, është gjendur i pajetë në kanal në rrethana të paqarta.

Sipas News 24 ai u gjet në një kanal në Bulqizë.

Dyshohet se 53-vjeçari është aksidentuar me një furgon.