Gjendet i vdekur në lumë

Gjendet i vdekur në lumë

Policia e Kosovës njofton se është gjetur një person i vdekur në një lum në fshatin Mosnicë të Leposaviqit, shkruan Insajderi.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.

Sipas policisë, rasti vazhdon të hetohet.

“Raportohet se në një lum në fshat është gjetur një trup pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com