Shqip.com" />

Gjendet i vdekur në rrugë një person në Pejë

Gjendet i vdekur në rrugë një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Pejë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Foto ilustruese

Ai bëri të ditur se mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij, teksa shtoi se të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:55 në rrugën Kuvendi i Lezhës në Pejë është gjetur një person pa shenja jete. Aty menjëherë kanë dalë njësitë relevante gjithashtu edhe Emergjenca e Mjekësisë Familjare. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi./Insajderi.com