Një person është gjetur i vdekur të martën në Kaçanik, përcjell Insajderi.
Policia bën të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Qamil Ilazi”.
Rasti nga policia është cilësuar si “Vdekje e dyshuar”.
“Është raportuar se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com