
Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Prizren, njofton Insajderi.
Sipas policisë, ai është gjetur në shtëpinë e tij, nga një familjar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Rasti në polici është hapur si “Vdekje e dyshimtë”.
“Prizren 12.04.2021 -15:25. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij nga një familjar, vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërsa, trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com